Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Nëntë muaj pas vdekjes së tij tragjike, aktori dhe regjisori i njohur amerikan Rob Reiner është nderuar me një çmim Emmy pas vdekjes, për performancën e tij në serialin e FX, “The Bear”.
Reiner fitoi në kategorinë “Aktori më i mirë mysafir në një komedi”, ndërsa çmimi u shpall të dielën në ceremoninë Creative Arts Emmys, në Los Angeles.
I njohur për filma të suksesshëm si “The Princess Bride”, “When Harry Met Sally”, “This Is Spinal Tap” dhe “Misery”, Reiner mori një ovacion të gjatë nga kolegët dhe miqtë e tij në sallë.
Në “The Bear”, rolin e tij të fundit televiziv, Reiner luajti një këshilltar biznesi dashamirës. Personazhi u pëlqye shumë nga publiku pas transmetimit të sezonit të katërt në vitin 2025.
Ky është Emmy i tretë i Reinerit në karrierë dhe i pari i tij në një kategori aktrimi pas 48 vitesh. Ai kishte fituar dy çmime të mëparshme për rolin e Michael “Meathead” Stivic në serialin “All in the Family”.
Reiner është gjithashtu fituesi i parë pas vdekjes në një kategori aktrimi në Emmy që nga viti 1995.