Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Richmond-upon-Thames, një zonë në perëndim të Londrës, po tërheq gjithnjë e më shumë turistë falë serialit të njohur “Ted Lasso”.
Zona, e njohur më parë për parkun e saj me drerë dhe ndërtesat historike, është shndërruar në një pikë të preferuar për fansat e serialit, i cili aktualisht është në sezonin e katërt.
Vizitorët mund të shohin nga afër disa prej lokacioneve të famshme të serialit, përfshirë pubin “The Prince’s Head”, që në serial njihet si “Crown & Anchor”, Richmond Green dhe rrugët ku janë xhiruar skenat e Ted Lasso-s.
Kështu, një serial televiziv ka arritur ta kthejë një zonë të qetë të Londrës në një atraksion për fansat nga e gjithë bota.