Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Fansat e Batman-it kanë një arsye të re për t’u emocionuar. LEGO ka prezantuar për herë të parë një set zyrtar të frymëzuar nga Batmobile-i ikonë i Michael Keaton në filmin “Batman Returns” të vitit 1992.
Modeli përmban 2,269 pjesë dhe është krijuar kryesisht për koleksionistë të rritur. Ai rikrijon me detaje makinën e përdorur në filmin e Tim Burton, ndërsa përfshin edhe funksionin e Batmissile, i cili aktivizohet përmes një butoni.
Seti vjen gjithashtu me një figurë të Batman-it, timon të detajuar dhe panelet e kontrollit.
Anëtarët e LEGO Insiders patën mundësi ta blejnë paraprakisht që nga 1 shtatori, ndërsa lansimi zyrtar për publikun është më 4 shtator 2026. Çmimi i setit është 229.99 dollarë.
Seti është pjesë e festimeve për 20-vjetorin e LEGO Batman, linjë që u lançua për herë të parë në vitin 2006.