Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Edicioni i 83-të i Festivalit të Filmit në Venecia u hap të mërkurën me yje të Hollywood-it në tapetin e kuq, ndërsa filmi "Ink" i regjisorit Danny Boyle shënoi fillimin e njëmbëdhjetë ditëve me projeksione, premiera dhe ndarje çmimesh.
Aktori George Clooney u nderua me "Luanin e Artë" për arritjet gjatë karrierës, çmimi më i lartë nderi që jep festivali. Ai e mori atë nga presidenti i Fondacionit Biennale të Venecias, Pietrangelo Buttafuoco, teksa qëndronte pranë aktores Laura Dern gjatë ceremonisë së hapjes.
Në tapetin e kuq u shfaqën gjithashtu Amal Clooney, Claire Foy, Bianca Balti, Jack O'Connell dhe këngëtari J Balvin. Regjisorja Maggie Gyllenhaal, presidente e jurisë për këtë edicion, poashtu u fotografua për mediat.
Pas marrjes së çmimit, Clooney bëri një moment argëtues duke përdorur vetë kamerën e njërit prej fotografëve, dhe më pas nënshkroi autografë për admiruesit e mbledhur jashtë sallës.
Festivali i Venecias vazhdon deri më 13 shtator, me radhë premierash dhe filmash që konkurrojnë për çmimin kryesor, Luanin e Artë.
.