Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Ethan Hawke dhe regjisori Scott Derrickson po ribashkohen për një projekt të ri horror, pas bashkëpunimeve të tyre në “Sinister” dhe “The Black Phone”.
Lajmin e ka konfirmuar vetë Hawke gjatë një interviste, ku tregoi se aktualisht është duke punuar me Derrickson në një film të ri. Aktori nuk zbuloi detaje të tjera rreth projektit.
Për këtë arsye, ende nuk dihet nëse bëhet fjalë për një histori krejtësisht të re apo për një vazhdim të një prej filmave të tyre të mëparshëm. Një nga mundësitë që po përmendet është “Black Phone 3”, veçanërisht pas suksesit të filmit të dytë.
Megjithatë, Derrickson dhe bashkëpunëtori i tij C. Robert Cargill kanë deklaruar më herët se nuk kanë diskutuar ende për një film të tretë dhe se do ta rikthenin historinë vetëm nëse do të kishin një ide që ia vlen të realizohet.
Për momentin, detajet e projektit të ri mbeten sekret.