Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Një 21-vjeçar, i cili javë më parë rezultoi pozitiv me virusin e Nilit Perëndimor, është shëruar pas më shumë se dy javësh trajtim në Klinikën Infektive, ndërsa analizat e fundit kanë rezultuar negative. Drejtoresha e Klinikës Infektive, Vera Berisha Ndrejaj, ka thënë se aktualisht nuk ka rrezik për përhapje të infeksionit në Kosovë, duke theksuar se virusi transmetohet përmes pickimit të mushkonjave dhe lidhet me zogjtë e infektuar.
Sipas IKSHPK-së, në Kosovë nuk ka raste të tjera të dyshuara aktualisht. Gjatë viteve 2021–2025 janë regjistruar gjithsej nëntë raste të virusit të Nilit Perëndimor, prej tyre shtatë në vitin 2024 dhe nga një rast në vitet 2023 dhe 2025. Instituti ka bërë thirrje për kujdes të shtuar dhe marrjen e masave mbrojtëse ndaj pickimit të mushkonjave, pasi virusi nuk transmetohet nga personi në person.