Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

Emisioni i mengjesit


Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 07:30 - 09:30

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Dogana mbledh rreth 1.3 miliardë euro të hyra deri në gusht

Vendi  |  31.08.2026 Ora 7:50   

Dogana e Kosovës ka mbledhur rreth 1.3 miliardë euro të hyra deri në gusht, rreth 71 milionë euro më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Drejtori i Doganës, Agron Llugaliu, ka thënë se reformat në sistem dhe lufta kundër ekonomisë joformale kanë ndikuar në rritjen e të hyrave.

Gjatë këtij viti, Dogana ka kaluar terminalet doganore nga menaxhimi privat në atë shtetëror, ndërsa ka nisur edhe deklarimi i mallrave para arritjes. Sipas Llugaliut, koha e nevojshme për procedimin e eksporteve është përgjysmuar.

Ai ka përmendur edhe lehtësirat për prodhuesit, përfshirë lirimin nga taksat për makineritë prodhuese, lëndën e parë dhe burimet e energjisë.

Sa i përket kontrabandës, Llugaliu ka thënë se rreziku më i lartë paraqitet në trekëndëshin kufitar Kosovë–Maqedoni e Veriut–Serbi.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Vendi

Marketing