Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Në prag të fillimit të vitit të ri shkollor, kanë përfunduar punimet në shkollat e Mramorit dhe Grashticës në Prishtinë, në kuadër të investimeve për rritjen e efiçiencës së energjisë.
Sipas Drejtorisë së Arsimit në Prishtinë, në të dyja shkollat janë realizuar punime në fasada, kulme dhe dritare. Investimet synojnë përmirësimin e kushteve për nxënësit dhe mësimdhënësit, si dhe uljen e humbjeve të energjisë.
Drejtoria ka njoftuar se investimet në infrastrukturën arsimore do të vazhdojnë edhe në zona të tjera të kryeqytetit.