Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

Emisioni i mengjesit


Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 07:30 - 09:30

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Zbardhja e koraleve po ndodh aq shpejt sa nuk lë kohë për rikuperim

Teknologji  |  31.08.2026 Ora 8:36   

reptë koralore po përjetojnë episode zbardhjeje me një ritëm aq të shpeshtë, sa nuk kanë kohë të mjaftueshme për t'u rikuperuar para episodit të radhës. Sipas një raporti të Rrjetit Global të Monitorimit të Rrepteve Koralore, mbulesa globale e koraleve të fortë është aktualisht 9.5% nën mesataren historike për periudhën 2020-2024.

Nëse dikur hendeku mes dy episodeve të zbardhjes zgjaste disa dekada, sot ai është reduktuar mesatarisht në pesë deri gjashtë vjet. "Frekuenca e këtyre episodeve është pothuajse dyfishuar," u shpreh Manuel Gonzalez Rivero, autori kryesor i raportit.

Episodi më i fundit, në vitin 2023, konsiderohet më i gjeri i regjistruar ndonjëherë, pasi preku 77% të sipërfaqes globale të rrepteve koralore. Për shkak të temperaturave rekord të regjistruara këtë muaj në sipërfaqen e oqeanit, shkencëtarët paralajmërojnë mundësinë e një episodi të ri zbardhjeje edhe gjatë këtij viti.

Raporti thekson se ulja e shpejtë e emetimeve, si dhe kontrolli i kërcënimeve lokale, veçanërisht peshkimi i paqëndrueshëm, mbeten faktorë vendimtarë për të parandaluar një dëmtim të pakthyeshëm të ekosistemeve koralore.

 

Komentet

Marketing

 

Tjera në Teknologji

Marketing