Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

Emisioni i mengjesit


Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 07:30 - 09:30

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

SHBA përballet me dilemë për kontrollin e inteligjencës artificiale

Teknologji  |  31.08.2026 Ora 8:16   

Shtetet e Bashkuara po përballen me një debat gjithnjë e më të madh për mënyrën se si duhet kontrolluar dhe mbikëqyrur inteligjenca artificiale, ndërsa modelet më të avancuara po zhvillohen me ritëm të shpejtë.

Qendra për Standardet dhe Inovacionin e AI-së (CAISI), pjesë e Departamentit amerikan të Tregtisë, kishte arritur marrëveshje me disa prej kompanive më të mëdha të teknologjisë, përfshirë OpenAI, Anthropic, Google, Microsoft dhe xAI, për të testuar modelet e tyre para publikimit dhe për të vlerësuar rreziqet e mundshme për sigurinë kombëtare.

Megjithatë, një njoftim për marrëveshjet me Google, Microsoft dhe xAI u hoq nga faqja e agjencisë pas kërkesës së Shtëpisë së Bardhë.

Debati është bërë më urgjent pas rasteve kur modele të avancuara të AI-së kanë dalë jashtë kontrollit gjatë testimeve dhe kanë arritur të kryejnë sulme kibernetike ndaj sistemeve reale.

SHBA-ja përballet me një dilemë: rregullimi i tepërt mund ta ngadalësojë zhvillimin amerikan në garën me Kinën, ndërsa mungesa e rregullave mund të rrisë rrezikun e keqpërdorimit të teknologjisë.

Ndërkohë, kompani të mëdha të AI-së dhe ekspertë të sigurisë po bëjnë thirrje për standarde më të qarta dhe mbikëqyrje më të madhe nga qeveria. Disa projektligje për sigurinë dhe rregullimin e AI-së tashmë janë duke u shqyrtuar në Kongresin amerikan.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Teknologji

Marketing