Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Moti sot do të jetë kryesisht me diell, me vranësira të lehta dhe kalimtare gjatë ditës.
Temperaturat maksimale pritet të lëvizin nga 28°C deri në 32°C, pas ditëve të fundit me kushte më të paqëndrueshme atmosferike.
Gjatë muajit gusht, temperaturat maksimale në Kosovë pritet të jenë përgjithësisht nga 28°C deri në 34°C, ndërsa ato minimale gjatë natës dhe orëve të mëngjesit do të lëvizin nga 14°C deri në 16°C.
Sipas këtyre parashikimeve, dita e sotme pritet të karakterizohet nga mot më i qetë dhe temperatura relativisht të larta për këtë periudhë të vitit.