Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se gjatë ditës së sotme do të mbajë mot kryesisht me diell, i shoqëruar me vranësira të pakta.
Temperaturat minimale do të lëvizin nga 11 deri në 15 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale do të arrijnë nga 28 deri në 32 gradë Celsius.
Era do të fryjë nga veriperëndimi me intensitet të dobët deri mesatar. Sipas IHMK-së, gjatë ditëve në vijim pritet stabilizim gradual i motit në të gjithë vendin.