Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Spider-Man: Brand New Day po vazhdon të dominojë kinematë, duke vendosur rekorde të reja në arkëtimet e para.
Filmi me Tom Holland dhe Zendaya ka regjistruar të martën më të suksesshme në historinë e kinemasë amerikane, duke fituar 42 milionë dollarë vetëm gjatë një dite.
Produksioni ka kaluar gjithashtu shifrën prej 400 milionë dollarësh në tregun amerikan në vetëm katër ditë, ndërsa ka arritur edhe miliardin në arkë globale brenda gjashtë ditësh.
Filmi ka tejkaluar rekorde të tjera të vendosura nga produksionet e mëparshme të Marvel dhe është bërë edhe hapja më e madhe ndonjëherë për studion Sony.
Në kast janë edhe Sadie Sink, Jacob Batalon, Jon Bernthal dhe Mark Ruffalo. Regjinë e filmit e ka realizuar Destin Daniel Cretton, ndërsa historia sjell një Spider-Man që përballet me një periudhë të vështirë pa njerëzit e tij të afërt dhe me një kërcënim të ri.