Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit ka njoftuar se edhe sot do të ketë kufizim të përkohshëm të qarkullimit për automjetet e transportit të mallrave me masë totale mbi 20 tonë.
Kufizimi në autoudhë do të zbatohet nga ora 11:00 deri në 17:30, për shkak të temperaturave që pritet të arrijnë ose tejkalojnë 32 gradë Celsius.
Ndërkohë, në rrugët nacionale, rajonale dhe lidhëse, këto automjete do të qarkullojnë pa kufizime.
Nga masa përjashtohen automjetet e policisë dhe sigurisë publike, shërbimet emergjente dhe automjetet e institucioneve shëndetësore. Ministria u ka bërë thirrje operatorëve dhe shoferëve që ta respektojnë orarin e kufizimit.