Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Pas 45 minutave lojë në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, Malisheva po kryeson me rezultat 1-0 ndaj skuadrës skoceze Hibernian FC.
Pjesa e parë u karakterizua nga dominimi i Malishevës, përkundër pritshmërive. Momenti kulmor ishte goli i Kreshnik Ukës, i shënuar në minutën e 21-të, pas asistimit të Arlind Veliut.
Ekipi i Radio Plus po e ndjek ndeshjen nga tribunat e mediave në stadiumin “Fadil Vokrri”. Në stadium po mbizotëron një atmosferë relativisht e mirë, e krijuar nga tifozët e të dyja skuadrave, ndërkaq vihet re edhe një numër mjaft i lartë i tifozëve skocezë.
Malisheva është vetëm 45 minuta larg një fitoreje shumë të rëndësishme, e cila do ta vendoste skuadrën me një këmbë në rundin e tretë kualifikues në Ligën e Konferencës .