Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

FIFA nis hetime ndaj Argjentinës pas incidenteve në finalen e Kupës së Botës

Sport  |  21.07.2026 Ora 8:18   

FIFA ka hapur procedurë disiplinore ndaj Argjentinës pas përleshjeve që ndodhën menjëherë pas finales së Kupës së Botës, ku Spanja fitoi 1-0.

Komisioni Disiplinor i FIFA-s ka emëruar një prokuror për të hetuar incidentet në fund të ndeshjes. Disa futbollistë dhe anëtarë të stafit argjentinas, përfshirë Leandro Paredes, Nahuel Molina, Thiago Almada dhe ndihmës-trajnerin Roberto Ayala, dyshohet se u përfshinë në përplasje fizike me lojtarët spanjollë gjatë festës së tyre.

Nëse shpallen fajtorë, lojtarët mund të përballen me pezullime, ndërsa Federata Argjentinase e Futbollit (AFA) rrezikon edhe gjobë.

FIFA po heton gjithashtu edhe pankartën me mesazh politik që lojtarët argjentinas shfaqën pas fitores ndaj Anglisë në gjysmëfinale. Ende nuk është bërë e ditur se kur do të përfundojë hetimi.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Sport

Marketing