Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Spanja është kampionia e re e botës. "Furia e Kuqe" triumfoi ndaj Argjentinës me rezultat 1:0 pas vazhdimeve në finalen e Kupës së Botës 2026, duke fituar titullin e dytë botëror në histori.
Finalja përfundoi pa gola në 90 minutat e rregullta, ndërsa momenti vendimtar erdhi në minutën e 106-të të vazhdimeve, kur Ferran Torres realizoi golin e vetëm të takimit.
Spanja dominoi pjesën më të madhe të ndeshjes, duke krijuar më shumë raste për shënim, ndërsa Argjentina u mbështet kryesisht në mbrojtje dhe kundërsulme. Kampionët në fuqi mbetën edhe me një lojtar më pak pas kartonit të kuq të Enzo Fernandez në fund të kohës së rregullt.
Me këtë fitore, Spanja rikthehet në majën e futbollit botëror, 16 vjet pas triumfit të parë në Kupën e Botës 2010. Ndërkohë, Argjentina nuk arriti të mbrojë titullin e fituar katër vite më parë.