Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Tregtia me pakicë në Kosovë ka shënuar rritje gjatë muajit maj të këtij viti, me rritje të qarkullimit, numrit të të punësuarve dhe fondit të pagave.
Sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, qarkullimi në tregtinë me pakicë u rrit me 9.18 për qind krahasuar me majin e vitit 2025.
Rritjen më të madhe e shënoi tregtia me pakicë e produkteve ushqimore, pijeve dhe duhanit, me rreth 23 për qind, ndërsa rritje pati edhe tregtia përmes internetit dhe tregjeve.
Në të njëjtën periudhë, numri i të punësuarve në këtë sektor u rrit me 2.91 për qind, ndërsa fondi i pagave dhe mëditjeve ishte 16.26 për qind më i lartë krahasuar me një vit më parë.