Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Prishtinë, trajnime falas për 700 fëmijë në Pishinën e Gërmisë

Vendi  |  21.07.2026 Ora 7:41   

Rreth 700 nxënës të shkollave fillore në Prishtinë (nënte deri në 11 vjeç) do të përfitojnë trajnime falas në not gjatë kësaj vere në Pishinën e Gërmisë. Nisma organizohet nga Drejtoria Komunale e Arsimit dhe Drejtoria e Sportit, në bashkëpunim me "Sport Marketing".

Drejtori i DKA-së, Arianit Elshani, u shpreh se ky projekt do të vazhdojë edhe në vitet e ardhshme për të rritur numrin e përfituesve, duke pasur ndikim pozitiv në shëndetin fizik dhe mendor të fëmijëve. Nga ana tjetër, drejtori i Sportit, Granit Geci, u bëri thirrje prindërve të izolojnë kohë për t'i përfshirë fëmijët në këtë aktivitet.

Informatat kyçe për aplikim:

  • Kohëzgjatja e programit: 4 javë (stërvitjet nisin javën e ardhshme).

  • Aplikimi: I hapur nga dje deri në fundjavë.

  • Ku aplikohet: Online, përmes platformës elektronike të Komunës së Prishtinës.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Vendi

Marketing