Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Christopher Nolan shpjegon pse nuk i zbardh fundet e filmave të tij

Film  |  20.07.2026 Ora 7:50   

Regjisori i njohur Christopher Nolan ka treguar pse zgjedh t’i lërë disa përfundime të filmave të tij të hapura për interpretim nga publiku.

Në një intervistë për “The Daily Show”, fituesi i çmimit Oscar tha se nuk dëshiron ta përcaktojë vetë përvojën e shikuesve duke dhënë përgjigje të drejtpërdrejta për fundet e paqarta.

Një nga shembujt më të famshëm është filmi “Inception”, ku skena finale me rrotullën që vazhdon të sillet ka lënë fansat në dilemë nëse personazhi i Leonardo DiCaprios ishte kthyer vërtet në realitet apo jo.

Nolan tregoi se pas filmit “Memento” mësoi të mos japë interpretimin e tij personal për fundet e filmave, pasi kjo mund të ndikojë mënyrën se si publiku e përjeton historinë.

Regjisori është i njohur për filmat me histori komplekse dhe përfundime që vazhdojnë të diskutohen edhe shumë vite pas publikimit, si “The Prestige”, “The Dark Knight Rises” dhe “Inception”

Komentet

Marketing

 

Tjera në Film

Marketing