Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

SHBA transferon rreth 297 milionë dollarë në Bitcoin dhe Ether

Të Tjera  |  14.07.2026 Ora 7:46   

Qeveria e Shteteve të Bashkuara ka transferuar rreth 297 milionë dollarë në kriptomonedha Bitcoin dhe Ether drejt platformës Coinbase Prime.

Sipas të dhënave nga Arkham, janë transferuar rreth 3,940 Bitcoin, me vlerë afërsisht 243.9 milionë dollarë, dhe 30,014 Ether, me vlerë rreth 53 milionë dollarë. Këto asete lidhen me kriptomonedha të konfiskuara nga autoritetet amerikane në raste të mëparshme.

Transferimi ka ngjallur diskutime për mundësinë e shitjes së këtyre aseteve, por ekspertët theksojnë se kalimi në Coinbase Prime nuk do të thotë domosdoshmërisht shitje, pasi platforma përdoret edhe për ruajtje dhe menaxhim të aseteve institucionale.

Aktualisht, portofolat e lidhura me qeverinë amerikane vlerësohet se mbajnë miliarda dollarë në kriptomonedha, përfshirë qindra mijëra Bitcoin.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Të Tjera

Marketing