Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) ka njoftuar se nga 16 prilli deri më 13 korrik 2026 janë konfirmuar gjithsej 63 raste me fruth, ndërsa vetëm gjatë javës së fundit janë regjistruar 11 raste të reja.
Sipas të dhënave, numri më i madh i rasteve është raportuar në Prishtinë (19), pasuar nga Ferizaj (12), Fushë Kosova (9) dhe Kaçaniku (8). Raste janë regjistruar edhe në Lipjan, Vushtrri, Shtime, Obiliq, Gjilan, Drenas, Deçan, Skenderaj, Shtërpcë dhe Viti.
IKShPK u ka bërë thirrje qytetarëve që personat me simptoma si temperaturë e lartë, skuqje në lëkurë, kollë, rrufë ose konjuktivit të paraqiten sa më shpejt në institucionet shëndetësore.
Instituti rikujton se vaksinimi mbetet mënyra më efektive për parandalimin e fruthit dhe u bën thirrje prindërve të verifikojnë statusin e vaksinimit të fëmijëve sipas kalendarit të rregullt të imunizimit.