Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Barcelona është e gatshme të dëgjojë oferta për Ferran Torresin gjatë afatit kalimtar të verës, pasi rinovimi i kontratës së sulmuesit do ta detyronte klubin katalanas t’i paguante Manchester Cityt një shumë shtesë prej rreth 8 milionë eurosh.
Sipas raportimit të The Athletic, Torres po hyn në vitin e fundit të kontratës së tij, e cila skadon në qershor të vitit 2027, ndërsa deri tani palët nuk kanë arritur marrëveshje për vazhdimin e bashkëpunimit.
Në kontratën e transferimit të tij nga Manchester City, të realizuar në fund të vitit 2021, ekziston një klauzolë që parashikon një pagesë shtesë prej 7-8 milionë eurosh nëse lojtari nënshkruan kontratë të re me Barcelonën. Në këtë rast, kostoja totale e transferimit të Torresit do të arrinte në rreth 73 milionë euro.
Për këtë arsye, drejtuesit e klubit po shqyrtojnë seriozisht mundësinë e shitjes së 26-vjeçarit gjatë kësaj vere, në vend që të vazhdojnë negociatat për rinovimin e kontratës.
Torres iu bashkua Barcelonës në dhjetor të vitit 2021 dhe ka qenë një alternativë e rëndësishme në repartin ofensiv të skuadrës. Ndërkohë, Paris Saint-Germain raportohet se është një nga klubet që po monitoron situatën e reprezentuesit spanjoll dhe mund të bëjë një lëvizje për transferimin e tij gjatë këtij afati kalimtar.