Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Mediat gjermane raportojnë se Jurgen Klopp është shumë pranë emërimit si trajner i ri i Kombëtares së Gjermanisë. Presidenti i Federatës Gjermane të Futbollit (DFB), Bernd Neuendorf, dhe zëvendëspresidenti Hans-Joachim Watzke pritet të udhëtojnë drejt New Yorkut për të finalizuar marrëveshjen me teknikun gjerman. Sipas raportimeve, Klopp do të nënshkruajë një kontratë katërvjeçare deri në vitin 2030, ndërsa paga e tij vjetore do të jetë pak më e lartë se 7 milionë euro, duke tejkaluar atë të paraardhësit, Julian Nagelsmann.
Klopp pritet të rikthehet në pankinë dy vjet pas largimit nga Liverpooli, ndërsa në stafin e tij teknik do të jenë edhe bashkëpunëtorët e njohur Peter Krawietz dhe Pepijn Lijnders. Sipas raportimeve, DFB nuk do t'i paguajë kompensim kompanisë Red Bull për lirimin e tij nga kontrata, pasi Klopp do të vazhdojë të mbetet ambasador i markës. Ai do të marrë drejtimin e Gjermanisë pas eliminimit zhgënjyes të skuadrës nga Paraguai në fazën e 1/16 së finales të Kupës së Botës 2026.