Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Një studim i ri ka zbuluar se qëndrimi në hapësirë mund të shkaktojë ndryshime në strukturën dhe funksionimin e trurit të astronautëve, duke ndikuar në ekuilibrin, lëvizjen dhe orientimin.
Sipas hulumtimit, mungesa e gravitetit bën që truri të përshtatet me kushtet e reja, por ky proces mund të paraqesë sfida gjatë misioneve afatgjata, veçanërisht në kthimin në Tokë ose gjatë uljes në Hënë dhe Mars.
Shkencëtarët theksojnë se nevojiten kërkime të mëtejshme për të zhvilluar mënyra që do t’i ndihmojnë astronautët të përshtaten më lehtë me ndryshimet e gravitetit gjatë misioneve të ardhshme.