Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Nga 1 korriku, Zvicra bllokon numrat e rremë të telefonit

Teknologji  |  01.07.2026 Ora 8:01   

Nga 1 korriku, në Zvicër hyjnë në fuqi rregulla të reja që synojnë të luftojnë fenomenin e njohur si "spoofing", ku mashtruesit falsifikojnë numrat e telefonit për t'u paraqitur si thirrje nga numra zviceranë. Sipas rregullave të reja, operatorët do të bllokojnë automatikisht telefonatat që vijnë nga jashtë, por shfaqen si numra celularë zviceranë.

Masa pritet të lehtësojë ndjeshëm shqetësimin e mijëra qytetarëve, përfshirë edhe komunitetin shqiptar në Zvicër, i cili prej vitesh përballet me telefonata të padëshiruara nga kompani sigurimesh, ndërmjetës financiarë dhe qendra telefonike që përdorin numra të falsifikuar për të fituar besimin e qytetarëve.

Megjithëse ekspertët theksojnë se sistemi i ri nuk do t'i eliminojë plotësisht telefonatat bezdisëse, pasi mashtruesit mund të përdorin ende numra të rrjetit fiks, ai konsiderohet një hap i rëndësishëm në luftën kundër mashtrimeve telefonike dhe rritjen e sigurisë për përdoruesit.// telegrafi

Komentet

Marketing

 

Tjera në Teknologji

Marketing