Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Filmi i ri i animuar dhe fantazi Swapped ka arritur sukses të madh në platformën Netflix, duke u renditur ndër përmbajtjet më të shikuara që nga publikimi i tij.
Filmi, i drejtuar nga Nathan Greno dhe me zërat e Michael B. Jordan dhe Juno Temple, ka arritur mbi 38 milionë shikime brenda një jave, duke vendosur rekord për një film të animuar në Netflix.
“Swapped” tregon historinë e dy krijesave nga botë të ndryshme që përfundojnë duke shkëmbyer trupat dhe duke zbuluar konfliktet mes specieve të tyre.
Pavarësisht reagimeve të përziera nga kritikët, publiku e ka pritur shumë mirë filmin, duke i dhënë një vlerësim të lartë në platforma të ndryshme dhe duke e mbajtur në top-lista për disa javë me radhë.
Netflix pritet të vlerësojë mundësinë e një vazhdimi, pas suksesit të fortë të filmit.