Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Adaptimi i parë filmik i romanit Night and Day të shkrimtares britanike Virginia Woolf ka nisur të tërheqë vëmendje të madhe nga kritika ndërkombëtare.
Filmi, i cili bazohet në romanin e publikuar në vitin 1919, rrëfen historinë e një astronomeje të pavarur që sfidon normat shoqërore të kohës, duke refuzuar martesën dhe pritshmëritë tradicionale ndaj grave.
Pas premierës, “Night and Day” ka debutuar me 80% vlerësim nga kritikët në Rotten Tomatoes
. Kritikët kanë vlerësuar regjinë e Tina Gharavi dhe interpretimin e Haley Bennett, duke e cilësuar filmin si një dramë të ngrohtë dhe tërheqëse.
Megjithatë, disa kritikë kanë vlerësuar se filmi nuk e pasqyron plotësisht kompleksitetin e stilit letrar të Woolf, duke e bërë rrëfimin më konvencional.
Pavarësisht kritikave të ndryshme, “Night and Day” po konsiderohet një adaptim i suksesshëm që sjell në ekran një nga veprat më të diskutueshme të Virginia Woolf.