Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Filmi biografik Michael, i bazuar në jetën e Michael Jackson, ka arritur një sukses të madh në kinematë botërore, duke tejkaluar dy filma të famshëm të sagës The Lord of the Rings: The Two Towers dhe The Hobbit: The Desolation of Smaug.
Sipas të dhënave të fundit, filmi ka arritur arkëtime globale prej 959.6 milionë dollarësh, duke kaluar “The Two Towers”, që kishte 945.6 milionë dollarë, si dhe “The Desolation of Smaug”, me 959.1 milionë dollarë.
“Michael” tashmë renditet ndër filmat më fitimprurës të të gjitha kohërave dhe është bërë biografia muzikore me fitimet më të larta ndonjëherë, duke lënë pas edhe Bohemian Rhapsody.
Megjithëse kritikat kanë qenë të ndara, audienca e ka pritur shumë mirë filmin, gjë që ka ndikuar dukshëm në suksesin e tij komercial.