Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Sot pritet debutimi i SpaceX në bursë: Vlerësim rekord prej 1.8 trilion dollarësh

Vendi  |  12.06.2026 Ora 7:48   
SpaceX ka mbledhur 75 miliardë dollarë nga institucionet financiare para debutimit të saj si kompani e listuar në bursë, që pritet të ndodhë sot.

Sipas një njoftimi drejtuar Komisionit Amerikan të Letrave me Vlerë, kompania e eksplorimit hapësinor dhe inteligjencës artificiale ka shitur aksione me çmim prej 135 dollarësh për aksion, duke e çuar vlerësimin e saj të parashikuar në rreth 1.8 trilion dollarë.

Në këtë nivel, CEO i kompanisë Elon Musk pritet të bëhet personi i parë në botë me pasuri trilion dollarëshe.

Pas hyrjes në treg, vlera e aksioneve do të varet nga kërkesa e investitorëve, ndërsa kompania pritet të jetë një nga më të vlefshmet në tregun publik global.

Pavarësisht listimit në bursë, Musk do të mbajë kontroll të madh mbi kompaninë, me rreth 84% të të drejtave të votës, përmes strukturës së aksioneve të veçanta.

Ekspertët vlerësojnë se ky nivel kontrolli mund të krijojë rreziqe për investitorët, pasi vendimet strategjike do të mbeten kryesisht nën ndikimin e brendshëm të kompanisë.

 

Komentet

Marketing

 

Tjera në Vendi

Marketing