Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Çmimet në Kosovë gjatë majit 2026 kanë qenë mesatarisht 6.8 për qind më të larta krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, sipas të dhënave të publikuara nga Agjencia e Statistikave të Kosovës.
Rritja më e madhe është regjistruar te transporti, ku çmimet janë rritur për 14.1 për qind. Shtrenjtim i ndjeshëm është evidentuar edhe te sektori i strehimit, energjisë elektrike, gazit dhe lëndëve djegëse, me një rritje prej 13.2 për qind.
Ndërkohë, ushqimet dhe pijet joalkoolike janë shtrenjtuar për 5.1 për qind, duke ndikuar drejtpërdrejt në rritjen e kostos së jetesës për qytetarët.
Rritje çmimesh janë regjistruar edhe te restorantet dhe shërbimet e akomodimit me 5.3 për qind, ndërsa shëndetësia është shtrenjtuar për 4.1 për qind.
Të dhënat tregojnë se inflacioni vazhdon të ndikojë në shpenzimet ditore të qytetarëve, sidomos në kategoritë bazë të konsumit.