Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Rreth 23 mijë nxënës të klasave të nënta do t’i nënshtrohen Testit të Arritshmërisë më 26 qershor. Ministria e Arsimit ka bërë të ditur se edhe këtë vit testi do të organizohet vetëm në një ditë.
Sipas udhëheqësit të Divizionit për Vlerësim, Standarde dhe Monitorim në Ministrinë e Arsimit, Fatmir Elezi, testi do të përfshijë katër grupe lëndësh, përfshirë gjuhën shqipe, gjuhën angleze, matematikën, informatikën, historinë, gjeografinë, fizikën, kiminë dhe biologjinë.
Njohës të arsimit vlerësojnë se Testi i Arritshmërisë ka rëndësi të madhe për orientimin e nxënësve drejt shkollimit të mesëm. Sipas ekspertit të arsimit, Xhavit Rexhaj, testi nuk duhet të anulohet, por të përmirësohet mënyra e organizimit dhe zbatimit të tij.
Rezultatet e Testit të Arritshmërisë do t’u shërbejnë nxënësve të klasave të nënta për regjistrim në shkollat e mesme të larta.