Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Fansat e serialit fantastiko-shkencor Alien: Earth më në fund kanë një përditësim për sezonin e dytë.
Sipas aktorit Adarsh Gourav, i cili luan personazhin Slightly, xhirimet e sezonit të ri pritet të nisin gjatë javëve të para të qershorit në Londër.
Aktori ka shprehur entuziazmin për rikthimin në projekt, duke thënë se sezoni i dytë do të sjellë një histori edhe më ambicioze dhe ribashkim me kastin e njohur të serialit.
“Alien: Earth” është seriali i parë televiziv në universin e njohur “Alien” dhe ngjarja zhvillohet në vitin 2120, dy vite para filmit origjinal të vitit 1979.
Megjithëse sezoni i dytë është konfirmuar, ende nuk është bërë publike data zyrtare e publikimit.