Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

John Wick përballet me padi prej 10 milionë dollarësh për shkelje të autorësisë

Film  |  03.06.2026 Ora 7:58   
Franshiza e njohur e filmave aksion John Wick është përballur me një padi prej 10 milionë dollarësh për shkelje të të drejtave të autorit.

Sipas raportimeve, shkrimtari J.R. Wicker ka ngritur padi ndaj skenaristit të John Wick, Derek Kolstad, si dhe kompanive Lionsgate Studios dhe Thunder Road Pictures

Wicker pretendon se filmi John Wick dhe vazhdimi i tij kanë ngjashmëri të mëdha me skenarin e tij të titulluar Blood for Escobar, i cili, sipas tij, përfshin elemente të ngjashme si historia e një ish-vrasësi me pagesë, vrasja e kafshës shtëpiake dhe rikthimi në botën kriminale.

Nga ana tjetër, ekipi i John Wick ende nuk ka reaguar publikisht ndaj akuzave. Ndërkohë, franshiza vazhdon zgjerimin me projekte të reja, përfshirë filma spin-off dhe zhvillimin e mundshëm të John Wick: Chapter 5 me Keanu Reeves.


Komentet

Marketing

 

Tjera në Film

Marketing