Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Aktiviteti “Midnight Sun Hunt” do të zhvillohet në zonën turistike të Levi Ski Resort dhe nis më 18 qershor. Pjesëmarrësit do të ndjekin pista dhe të dhëna përgjatë shtigjeve, atraksioneve dhe pikave turistike të rajonit, me synimin për të gjetur arin e fshehur.
Organizatorët bëjnë të ditur se shufra e arit mund të gjendet në çdo moment gjatë kërkimit, ndërsa të dhënat e reja do të publikohen gjatë gjithë verës, deri më 22 gusht.
Përveç aventurës, vizitorët do të mund të shijojnë edhe fenomenin e njohur të “diellit të mesnatës”, kur në këtë pjesë të Finlandës dielli nuk perëndon për orë të tëra.