Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se sot, më 2 qershor, disa zona të kryeqytetit do të përballen me ndërprerje të përkohshme të furnizimit me ujë.
Sipas njoftimit, ndërprerja do të ndodhë për shkak të punimeve teknike në rrjetin e ujësjellësit dhe do të zgjasë nga ora 10:00 deri në 16:00.
Zonat që do të mbesin pa ujë janë: Arbëria, Dardania, Rruga e Tiranës dhe rruga “Driton Hoxha”.
Nga KRU “Prishtina” është bërë e ditur se ekipet do të jenë të angazhuara për përfundimin sa më të shpejtë të punimeve dhe rikthimin e furnizimit me ujë.