Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Paga mesatare në Kosovë ka shënuar rritje gjatë vitit 2025, sipas raportit më të fundit të Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK).
Sipas raportit “Niveli i Pagave në Kosovë, 2025”, paga mesatare bruto ka arritur në 713 euro, krahasuar me 639 euro sa ishte në vitin 2024, duke shënuar një rritje prej 11.6%.
Ndërkohë, paga mesatare neto është rritur nga 552 euro në 636 euro, ose 15.2% më shumë se një vit më parë.
Rritje e pagave është regjistruar në sektorin publik, ndërmarrjet publike dhe sektorin privat. Megjithatë, sektori privat vazhdon të ketë pagat më të ulëta, me një mesatare neto prej 596 euro.
Sipas ASK-së, pagat më të larta në Kosovë gjatë vitit 2025 janë regjistruar në sektorin e “Informimit dhe komunikimit”, me mbi 1 mijë euro neto, ndërsa më të ulëtat në kategorinë “Shërbime të tjera”, me 387 euro neto.