Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Dhimbja e papritur e kokës që shumë njerëz e përjetojnë kur hanë akullore ose pinë pije shumë të ftohta, e njohur si “brain freeze”, është një fenomen i zakonshëm dhe i padëmshëm, sipas neurologëve.
Ekspertët shpjegojnë se kjo ndodh kur pjesa e pasme e gojës ftohet shumë shpejt, duke shkaktuar tkurrje dhe më pas zgjerim të enëve të gjakut, gjë që aktivizon nervat e dhimbjes në fytyrë dhe ballë.
Studimet tregojnë se ky reagim mund të jetë edhe i trashëgueshëm, ndërsa më shpesh vërehet te personat që vuajnë nga migrena apo dhimbje të tjera të kokës.
Edhe pse i pakëndshëm, “brain freeze” nuk është i rrezikshëm dhe mund të shmanget duke konsumuar më ngadalë ushqimet e ftohta ose duke i lënë pak kohë gojës të ngrohet mes kafshimeve.
Ekspertët theksojnë se nëse dhimbjet e kokës janë të shpeshta ose të forta, mund të jetë e nevojshme konsultimi me mjekun.