Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Sipas OBSH-së, deri tani janë regjistruar rreth 600 raste të dyshuara dhe 139 vdekje të dyshuara, ndërsa janë konfirmuar 51 raste në Kongon Lindore dhe dy raste në Ugandë, ku një person ka humbur jetën.
Ekspertët kanë bërë të ditur se aktualisht nuk ekziston një vaksinë e miratuar për këtë variant të Ebolës, por dy vaksina eksperimentale janë në zhvillim. Njëra prej tyre mund të jetë gati për përdorim brenda 6 deri në 9 muaj, ndërsa tjetra mund të hyjë në testime klinike brenda disa muajve.
OBSH ka shpallur situatën si emergjencë ndërkombëtare të shëndetit publik, por ka theksuar se nuk konsiderohet pandemi globale.
Ebola është një virus shumë i rrezikshëm që përhapet përmes kontaktit me lëngjet trupore dhe mund të shkaktojë gjakderdhje të rëndë dhe dështim të organeve.