Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Proteinat janë të rëndësishme për organizmin, por ekspertët paralajmërojnë se konsumimi i tepërt i mishit të kuq mund të sjellë pasoja për shëndetin.
Sipas specialistëve, një nga shenjat e para mund të jetë lodhja dhe përgjumja, pasi sasia e madhe e proteinave dhe mungesa e balancës ushqimore mund të ndikojnë në energjinë e trupit.
Po ashtu, konsumimi i tepërt i mishit mund të ndikojë edhe në lëkurë, flokë dhe thonj, për shkak të mungesës së vitaminës C, e cila nuk gjendet në sasi të konsiderueshme te mishi.
Ekspertët paralajmërojnë edhe për probleme me tretjen, si konstipacioni, pasi mishi nuk përmban fibra. Për më tepër, konsumimi i shpeshtë mund të ndikojë në rritjen e kolesterolit të keq dhe të rrisë rrezikun për sëmundje kardiovaskulare.
Shenja të tjera mund të jenë aroma e keqe e gojës dhe shtimi në peshë, për shkak të yndyrnave që përmban mishi i kuq.
Mjekët rekomandojnë një konsum të moderuar, rreth 70 gramë mish të kuq në ditë ose 400–500 gramë në javë, i kombinuar me perime, fruta dhe ushqime të pasura me fibra.