Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Përpjekjet për të vendosur emrin dhe imazhin e Donald Trump në një sërë institucionesh dhe projekteve publike në Shtetet e Bashkuara kanë shkaktuar debat të gjerë politik dhe institucional.
Iniciativat përfshijnë përdorimin e imazhit të tij në pasaporta për 250-vjetorin e pavarësisë, monedha përkujtimore, si dhe propozime për vendosjen e emrit në ndërtesa federale, aeroporte dhe projekte infrastrukturore.
Kritikët theksojnë se praktika të tilla zakonisht rezervohen për figura historike pas vdekjes, ndërsa vendosja e emrit të një presidenti aktual në hapësira publike shihet si devijim nga tradita demokratike.
Nga ana tjetër, mbështetësit e konsiderojnë këtë si pjesë të nderimit për rolin e tij politik dhe simbolik në këtë periudhë.
Ndërkohë, disa iniciativa për kufizimin e përdorimit të emrit të presidentit në pronat publike janë propozuar në Kongres, por pa përparim të dukshëm deri tani.