Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Këto pije, të karakterizuara nga shijet frutore dhe ngjyrat e forta, nuk përbëjnë një kategori të standardizuar – disa përmbajnë kafeinë, të tjera jo, ndërsa nivelet e sheqerit ndryshojnë ndjeshëm. Ato synojnë konsumatorët që kërkojnë alternativa ndaj kafesë, veçanërisht gjatë orëve të pasdites.
Sipas të dhënave të tregut, pijet po bëhen një segment kyç për rritjen e industrisë: shitjet në zinxhirët e fokusuar në pije dhe snack-e janë rritur ndjeshëm, ndërsa restorantet tradicionale kanë pasur rritje minimale.
Edhe pse shpesh perceptohen si më të lehta dhe më “të shëndetshme” për shkak të përmbajtjes së frutave, ekspertët paralajmërojnë se shumë prej këtyre pijeve përmbajnë sasi të larta sheqeri.
Trendit pritet t’i bashkohet edhe McDonald’s, i cili ka njoftuar se do të shtojë në menu disa variante të reja “refreshers”, duke synuar të tërheqë më shumë konsumatorë të rinj dhe të rrisë fitimet nga segmenti i pijeve.