Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Tirana ndër qytetet më të shtrenjta në Europë për banesa

Të Tjera  |  29.04.2026 Ora 7:46   
Çmimet e apartamenteve në Tiranë kanë kaluar mesatarisht 2 mijë euro për metër katror, duke e renditur kryeqytetin shqiptar ndër më të shtrenjtët në Europë për sa i përket përballueshmërisë së banesave. Sipas të dhënave të Numbeo për vitin 2026, raporti çmim/të ardhura ka arritur në 17.6 vite, që do të thotë se një familjeje mesatare i duhen pothuajse dy dekada të ardhura për të blerë një apartament.

Ky nivel e vendos Tiranën në të njëjtin rang me Milanon, ku kërkohen rreth 17.7 vite punë për të siguruar një banesë. Megjithatë, ndryshe nga qyteti italian, ku rritja e çmimeve mbështetet nga zhvillimi ekonomik, investimet ndërkombëtare dhe pagat më të larta, në Tiranë ky trend nuk është shoqëruar me rritje të ngjashme të të ardhurave.

Në renditjen europiane, Tirana pozicionohet pas Moskës, Lisbonës dhe Pragës, ndërsa ka kaluar edhe Beogradin për sa i përket kostos së banesave. Ndërkohë, Prishtina renditet në vendin e nëntë.

Ekspertët theksojnë se rritja e shpejtë e çmimeve në Tiranë nuk mbështetet plotësisht nga kërkesa reale, por lidhet edhe me faktorë si investimet në pasuri të paluajtshme dhe fenomeni i “parkimit të parave”. Në të njëjtën kohë, mungesa e bizneseve të mëdha dhe rritja e kufizuar e pagave po e bëjnë gjithnjë e më të vështirë për familjet vendase hyrjen në tregun e banesave.

Paralelisht, sektori i ndërtimit vijon të zgjerohet me ritme të shpejta, me leje të reja që arrijnë vlera të paktën 1.4 miliardë euro vetëm në fillim të vitit 2026, duke shtuar edhe më tej presionin mbi tregun.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Të Tjera

Marketing