Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Çmimet e naftës kanë shënuar rritje të fortë të enjten në tregjet aziatike, pas raportimeve se Shtetet e Bashkuara po shqyrtojnë plane të reja ushtarake lidhur me Iranin.
Sipas raportimeve, Komanda Qendrore e SHBA-së ka përgatitur skenarë për sulme të shkurtra dhe intensive, në një përpjekje për të zhbllokuar ngërçin në negociatat me Teheranin.
Si rezultat, nafta Brent u rrit me afro 7%, duke kaluar mbi 126 dollarë për fuçi – niveli më i lartë që nga viti 2022. Edhe nafta amerikane West Texas Intermediate shënoi rritje, duke arritur rreth 109 dollarë për fuçi.
Tensionet janë rritur edhe për shkak të situatës në Ngushticën e Hormuzit, një nga rrugët më të rëndësishme për transportin global të energjisë, përmes së cilës kalon rreth një e pesta e furnizimit botëror me naftë.
Raportet sugjerojnë gjithashtu mundësinë e një bllokade të zgjatur ndaj Iranit, çka ka shtuar shqetësimet për ndërprerje të furnizimit dhe rritje të mëtejshme të çmimeve të energjisë në tregjet globale.