Met Gala 2026: "Arti i kostumit" në qendër të vëmendjes.
Met Gala, eventi më i madh i modës në botë, po afron sërish me edicionin e vitit 2026 në Metropolitan Museum of Art. E njohur si nata ku moda shndërrohet në spektakël global, ngjarja mbetet një nga momentet më të ndjekura dhe më të komentuara të vitit.
Tema e këtij viti është “Arti i kostumit”, ndërsa kodi i veshjes “Moda është art”, duke i lënë të ftuarit të eksplorojnë lidhjen mes trupit, veshjes dhe shprehjes artistike. Ekspozita shoqëruese do të vendosë përkrah krijime mode dhe vepra arti nga koleksioni i muzeut, me fokus te mënyra se si moda funksionon si formë arti e gjallë.
Ekspozita do të hapet nga 10 maji deri më 10 janar dhe pritet të sjellë interpretime të guximshme në tapetin e kuq, përfshirë edhe referenca nga dizajni eksperimental i Comme des Garçons.
Edhe pse lista e të ftuarve mbetet sekret, pritshmëritë janë të larta për një natë ku kreativiteti dhe ekstravaganca do të jenë në qendër të vëmendjes.