Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Sabrina Carpenter thotë se përvoja e takimit me fansat gjatë “Short n’ Sweet Tour” ka qenë një nga momentet që i ka ndryshuar jetën.
Artistja, e cila u bë një emër global pas suksesit të këngës Espresso dhe albumit Short n' Sweet, u shpreh se turneu i saj i parë në arena ishte pika më e rëndësishme e karrierës.
Turneu, i zhvilluar nga 2024 deri në 2025, i dha mundësinë të lidhej drejtpërdrejt me publikun, duke e përshkruar këtë si “energji dhe jetë reale” që nuk përjetohet në studio.
Ajo shtoi se suksesi i saj është kryesisht falë fansave, të cilët i konsideron si arsye kryesore të rritjes së saj në muzikë.
Së fundmi, Carpenter ka qenë edhe një nga headlineret e festivalit Coachella në Kaliforni.