Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Adele po rikthehet papritur në studio regjistrimi, pesë vite pas albumit “30”, ndërsa njëkohësisht po përgatitet për debutimin e saj si aktore në filmin e Tom Ford “Cry To Heaven”, ku luajnë edhe Aaron Taylor-Johnson dhe Nicholas Hoult.
Sipas The Sun, ajo mund të publikojë edhe muzikë të re për kolonën zanore të filmit.
Filmi bazohet në romanin e Anne Rice dhe zhvillohet në Italinë e shekullit XVIII.
Pas përfundimit të rezidencës në Las Vegas në 2024, Adele është tërhequr nga skena dhe ka thënë se dëshiron një kapitull të ri në jetën e saj, duke theksuar se nuk i pëlqejnë turnetë dhe se prioritet ka jetën familjare me djalin e saj.