Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Një punëtor 46-vjeçar ka pësuar lëndime pasi ka rënë nga kati i dytë i një objekti në ndërtim në rrugën “Uran Tinova” në Ferizaj.
Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin, Kanun Veseli, i cili bëri të ditur se i lënduari fillimisht është dërguar në Qendrën Emergjente në Ferizaj dhe më pas është transferuar në QKUK në Prishtinë për trajtim të mëtejshëm.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore dhe hetuese, ndërsa për rastin janë njoftuar edhe inspektori i punës dhe prokurori i shtetit.
Hetimet për rrethanat e aksidentit janë në vazhdim.