Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Chucky rikthehet në kinema me film të ri nga Don Mancini

Film  |  13.04.2026 Ora 8:03   

Franshiza e njohur horror “Chucky” po përgatitet për rikthim në ekranin e madh, pasi krijuesi Don Mancini ka konfirmuar se është duke shkruar një film të ri të dedikuar për kinema.

Sipas raportimeve nga Bloody Disgusting, Mancini e bëri të ditur lajmin gjatë Steel City Con në SHBA, duke theksuar se projekti i ri do të rikthehet më shumë te rrënjët horror të serisë, duke ndjekur stilin e filmit “Curse of Chucky” (2013).

Filmi i ardhshëm pritet të lidhet me ngjarjet e serialit televiziv “Chucky”, i cili u anulua pas tre sezonesh nga Syfy dhe USA Network, duke lënë disa linja narrative të papërfunduara.

Edhe pse detajet e historisë mbeten të pa zbuluara, Mancini ka paralajmëruar një ton më të errët dhe më frikësues, duke u larguar nga komedia e errët që karakterizoi disa nga projektet e fundit.

Rikthimi në kinema shihet si një hap i madh për franchisen, duke e pozicionuar Chucky-n sërish në qendër të horror-it modern dhe duke synuar një audiencë të re, krahas fansave të vjetër të serisë.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Film

Marketing