Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Raportime të reja kanë sjellë disa emra potencialë për kastin e filmit të ardhshëm të DC Studios, “Man of Tomorrow”, i cili pritet të dalë më 9 korrik 2027.
Sipas The Hollywood Reporter, disa aktore janë në diskutim për rolin e Maxima-s, një anti-heroine dhe personazh i ri në universin DC. Në listë përmenden Adria Arjona, Eva De Dominici, Sydney Chandler dhe Grace Van Patten.
Regjisori James Gunn ka mohuar më herët disa raportime të ngjashme, duke kritikuar pasaktësi në media, ndërsa DC Studios nuk ka dhënë ende një koment zyrtar për këto informacione të fundit.
Maxima, e përshkruar si një mbretëreshë aliene që kërkon një partner të denjë, do të debutojë për herë të parë në një version live-action në këtë film.
Në kastin e konfirmuar deri tani rikthehen David Corenswet si Superman dhe Nicholas Hoult si Lex Luthor, ndërsa Lars Eidinger është përfolur për rolin e Brainiac. Megjithatë, shumë detaje rreth projektit mbeten ende të pakonfirmuara.